Një 58 vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për zjarrëvënie me qëllim.

Sipas policisë mësohet se e ndaluara ka ndezur një zjarr në oborrin e banesës së saj, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë janë djegur pemët frutore të fqinjit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan 58 vjeçaren banuese në Krujë pasi në oborrin e banesës së saj ka ndezur zjarr, dhe si pasojë janë djegur disa pemë frutore në pronësi të shtetasit Y. T”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re