FOTO ILUSTRUESE

Një 66-vjeçar i identifikuar si Mark Ndreca është arrestuar nga policia mëngjesin e sotëm. Mësohet se Ndreca ka ndezur një zjarr në oborrin e banesës së tij, por më pas situata ka dalë jashtë kontrollit pasi flakët janë përhapur me shpejtësi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Simon të Mirditës, ku i moshuari pas përhapjes së flakëve është larguar, por pas disa orë ndjekjesh është vënë në pranga.

Policia në një njoftim për mediat sqaron se flakët janë përhapur në lagjen”Laskaj”, “Hija e Laknave” dhe “Kodra e Muknezhës”, duke djegur rreth 60 hektarë sipërfaqe pylli me dru lisi.

Tashmë i moshuarit do të përballet me akuzën “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re