Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në kryeytet, gjë që ka shkaktuar panik tek banorët. Sipas EMSC tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 ballë dhe epiqendra e tij ka qenë në detin Adriatik.

Gjithashtu mësohet se epiqendra është regjistruar 21 kilometra larg nga Shijaku dhe 39 kilometra larg nga Tirana. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Tiranë, Durrës, Vorë dhe disa qytete të tjera.

Pas tërmetit shaktërrues të 26 nëntorit, lëkundjet e tokës në vendin tonë kanë qenë shumë të shpeshta, gjë që kanë krijuar jo pak ankth tek qytetarët, të cilët janë bërë mjat të ndjeshëm ndaj lëkundjeve.

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë lëkundjet e tërmetit shkundën qytetin e Korçës, pasi u ndje goditje deri 4.05 ballë. Lëkundja e fortë u regjistrua në 17:35 të ditës së shtunë dhe epiqendra ishte në Libonik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re