A po flini mjaftueshëm?
Thuhet se njerëzit duhet të flenë nga 7-9 orë çdo natë. Por përveç sasisë është shumë e rëndësishme edhe cilësia. Kështu vendosni një orar të caktuar gjumi dhe tregohuni strikt ndaj tij. Për t’u siguruar për një gjumë cilësor krijoni situatën e duhur për gjumë dhe mos lejoni që telefoni të ndikojë në gjumin tuaj.
Dieta juaj
A po merrni proteina, yndyrna të shëndetshme dhe fibra në sasinë e duhur? Është shumë e rëndësishme të merrni një përzierje proteinash si mish pa dhjamë, avokado, dhe sasinë e duhur të karbohidrateve si perimet dhe drithërat.
Aktiviteti juaj
A e keni vënë re se sa herë që ushtroheni mbusheni plot me energji dhe jeni gati të “pushtoni” gjithë botën? Nëse e keni vënë re, atëherë mos rrini në një vend, por filloni të merreni me një aktivitet qoftë edhe me më të thjeshtin, bëni një shëtitje.
Dehidratimi
A ndiheni të etur? Kjo është një shenjë e dehidratimit dhe shumë shpejt mund të çojë në lodhje. Si ta rregulloni këtë gjë? Filloni të pini sa më shpesh ujë gjatë ditës dhe gjatë kohës që ushtroheni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re