Lodhja dhe nivelet e ulëta të energjisë mund të jenë jashtëzakonisht zhgënjyese për të përballuar një ditë të lodhshme pune, veçanërisht nëse nuk mund të përcaktoni shkakun e problemit. Pavarësisht se sa shumë flini ose sa kafeinë konsumoni, mund ta gjeni veten duke luftuar me lodhjen gjatë gjithë ditës. Siç rezulton, një nga fushat më të rëndësishme për t’u parë është dieta juaj. Marrja e lëndëve ushqyese të duhura në vaktet tuaja është një pjesë thelbësore për të lejuar trurin tuaj të funksionojë në mënyrën më të mirë, veçanërisht kur bëhet fjalë për nivelet tuaja të energjisë. Nëse vazhdimisht ndiheni pa energji, mund t’ju mungojnë disa ushqime thelbësore.

Dietologia dhe nutricionistja Krutika Nanavati, u shpreh për News Break se ushqimet e pasura me hekur, karbohidratet komplekse, yndyrnat e shëndetshme dhe proteinat duhet të jenë prioritare. Mësoni më shumë për rëndësinë e secilit më poshtë.

  1. Ushqime të pasura me hekur

Mungesa e hekurit është një shkak i zakonshëm i lodhjes. Ky mineral luan një rol të rëndësishëm në një sërë funksionesh trupore, duke përfshirë transportimin e oksigjenit në gjak, i cili është jetik për sigurimin e energjisë. Kjo është arsyeja pse, siç vëren Nanavati, “përfshirja e ushqimeve me përmbajtje të lartë hekuri, si zarzavatet me gjethe jeshile, mishi i kuq dhe drithërat e fortifikuara, mund të ndihmojnë në zbutjen e lodhjes së shkaktuar nga mungesa e hekurit”.

  1. Karbohidratet komplekse

Karbohidratet janë një tjetër komponent i vlefshëm që duhet të jetë i pranishëm në të gjitha vaktet tuaja, veçanërisht nëse doni të mbani nivelet tuaja të energjisë lart. Drithërat integrale dhe karbohidratet komplekse çlirojnë energji në mënyrë të qëndrueshme, duke shmangur uljet dhe ngritjet e shkaktuara nga sheqernat e thjeshta, shpjegon Nanavati. Megjithatë, është e rëndësishme të mbani në mend se zgjedhja e karbohidrateve komplekse është thelbësore. Karbohidratet e rafinuara, të tilla si ato që gjenden në bukën e bardhë dhe ushqimet e tjera të përpunuara, mund të jenë të dëmshme për shëndetin tuaj.

Për fat të mirë, ka shumë karbohidrate të shëndetshme për të zgjedhur, si orizi kaf, buka e grurit, quinoa dhe më shumë.

  1. Yndyrna të shëndetshme

Mos kini frikë nga yndyra, edhe nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë. Është gjithmonë e rëndësishme të përfshini yndyrna të shëndetshme (të njohura si omega-3 dhe omega-6 në vaktet tuaja, pasi këto janë “thelbësore për funksionin e trurit, humorin, rregullimin dhe prodhimin e energjisë”.

Ka shumë yndyrna të shëndetshme, dhe shumë prej tyre janë të shijshme. Opsionet si avokado, arrat, farat, vaji i ullirit dhe të tjera jo vetëm që do të ndihmojnë trurin tuaj të funksionojë siç duhet, por gjithashtu mund të promovojnë një zemër më të shëndetshme.

  1. Proteina

Është e njohur se proteina është një nga elementët më jetik për t’u përfshirë në dietën tuaj. Ky makronutrient ndihmon në përgatitjen e muskujve dhe kockave tuaja, në prodhimin e hormoneve dhe enzimave dhe për të siguruar trupin dhe trurin tuaj me energji. “Konsumi i ushqimeve të pasura me proteina si mish pa dhjam, bishtajore dhe qumësht ndihmon në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të sheqerit në gjak dhe redukton lodhjen”, thotë Nanavati.

Ndërsa mishi pa yndyrë si pula dhe gjeli i detit janë disa nga opsionet më të njohura të proteinave, ka gjithashtu shumë proteina me bazë bimore që janë po aq të shëndetshme dhe të shijshme. Pavarësisht se nga e merrni atë, gjëja e rëndësishme është të shtoni një formë proteine në pjatën tuaj çdo ditë.

 

– Një dietë e ekuilibruar nuk është e rëndësishme vetëm kur bëhet fjalë për të mbajtur trupin tuaj të shëndetshëm dhe në formë; është gjithashtu jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin mendor dhe nivelet e energjisë. Pra, nëse kohët e fundit jeni duke luftuar me nivele të ulëta të energjisë, mund të jetë koha për të vlerësuar dietën tuaj dhe për të kuptuar nëse ndonjë nga këta komponentë mungon. Siç përfundon Nanavati, “Një dietë e ekuilibruar e pasur me këto lëndë ushqyese është thelbësore për nivelet e energjisë dhe funksionin e përgjithshëm të shëndetit mendor. Pa to, truri ynë mund të mos marrë komponentët thelbësorë, të cilët mund të shkaktojnë lodhje dhe simptoma të tjera.”/ NewsBreak

Përktheu për Gazetën Shëndeti, Griselda Ozuni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re