Habib Rexha, 31 vjecari qe ekzekutoi me plumb ne koke Arjan Gosen pasditen e se dieles ne kavaje ka deklaruar para grupit te hetimit se vrasjen e ke kryere pasi ai dhe familja e tij ndiheshin te kercenuar. Sipas tij, viktima Arjan Gosa kur ishte kthyere nga Italia ishte shprehur se do ta shuante familjen Rexha. “Une jam autori vrasjes se Arjan Goses. Vrasjen nuk e kam kryere per gjakmarrje, por per arsye se Arjani kur ishte kthyer nga Italia eshte shprehur se do ta na shuante si familje. Kesaj une i bera paraprite. Sa te na vriste ai neve, pashe te udhes ta vrisja une i pari. Vellezerit e mij dhe babai nuk kishin fare dijeni. E dija qe Arjani pinte kafe te lokali prane shtepise se tij. Shkova e qellova dhe me pas u largova ne drejtim te Durresit. Pistoleten e hodha ne afersi te pistes Iliria ne durres tek ca gure”,- ka ddklaruar nder te tjera Habib Rexha. Nderkohe policia ka gjetur pistoleten ne vendin qe tha Rexha se e kishte hedhur dhe e ka derguar ne laboratorin balistik.
“Ndihesha i kërcënuar”, zbardhet dëshmia e Habib Rexhës
