Kreu i zinxhirëve të furnizimit në Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së bën me dije se 1 mijë ton ushqim janë në pritje të kalojnë kufirin. Ndihma humanitare pritet të kalojë nga kufiri egjiptian dhe si destinacion rripin e Gazës.

 

“Ne kemi më shumë se 1000 ton metrikë ushqim në kufirin egjiptian në Rafah”, thuhet në njoftim.

 

Sipas autoriteteve duhen rreth 60 kamionë për të transportuar atë sasi ushqimi, i cili do të mjaftonte për të ushqyer rreth gjysmë milioni njerëz për një javë. Sapo kamionët të kalojnë kufirin, ata do të jenë gati për ta transportuar atë në strehimore dhe vende të tjera ku nevojitet ushqim.

“Sapo ushqimi të jetë brenda Gazës, organizatave humanitare duhet t’u jepet akses i plotë për njerëzit në nevojë,” thuhet në njoftim.

 

Nga ana tjetër, Egjipti bëri me dije se kufiri për kalimin e ndihmave do të hapet të premten.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re