“Kushdo qytetar që nuk ka mundësi financiare për të paguar një avokat, qeveria ofron mundësinë e ndihmës ligjore falas”.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri të ditur se gama e subjekteve që përfitojnë nga ndihma ligjore është zgjeruar.

“Është ngritur një sistem i ri i ndihmës ligjore falas, duke zgjeruar gamën e subjekteve që përfitojnë

E dyta duke përfshirë ndihmat parësore dhe dytësore që më parë nuk kanë patur këtë shtrirje edhe në ndihmën ligjore falas.  Kjo ka të bëjë me këshillimin që i japin avokatët fals, që i paguan shteti.

Vetë ligji ka pasur një risi sepse jo vetëm ka zgjeruar gamën e subjekteve që përfitojnë. Është një strukturë e dedikuar që merret me pjesën rregullatorë të ndihmës ligjore falës, por edhe me kontrollin e cilësisë së shërbimit nga avokatët”, bëri të ditur ministrja Gjonaj.

Sipas ministres, gjatë kohës së pandemisë janë dhënë 1050 shërbime falas me ndihmë ligjore. Kjo është bërë nëpërmjet një platforme online.

“Kemi një platformë që ofrojmë shërbimin ligjor falas online. Ne arritëm ti gjendeshim 1050 qytetarëve me ndihmë ligjore falas. Ofruam ndihëm ligjorë falas për çështjet që ata kishin interes.

Ndihmën ligjorë do ta shtrijmë edhe në 4 zona, duke synuar të mbulojmë gjithë territorin.

Sot ligji i ri i jep mundësi qytetarëve që kanë probleme në çështjet administrove, penalë dhe civile të marrin ndihmën ligjore falas”, tha ndër të tjera ministrja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re