Skip to content

Ndihmoi në vjedhjen e firmës ku ishte bashkëpronare, arrestohet 51-vjeçarja në Tiranë. Procedohen penalisht fëmijët dhe shpallet në kërkim i vëllai

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një grua të moshës 51-vjeçare me inicialet A.Sh , e cila dyshohet se ka ndihmuar për të fshehur autorisinë e një vjedhjeve të bërë në firmën ku ajo është bashkëpronare.

Gruaja është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Veprime qe pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” për vjedhjen të cilën dyshohet se e ka kryer vëllai i saj, person ky i shpallur në kërkim.

Në banesën e 51-vjeçaresh është gjetur një sasi e konsiderueshme parash, çka ka bërë që dhe fëmijët e gruas të procedohen në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Veprime qe pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të shtetases A. Sh., 51 vjeçe, bashkëpronare në një firmë, pasi  ka kryer veprime për të fshehur autorësinë mbi vjedhjen e ndodhur në këtë firmë dhe nuk ka dhënë ndihmën përkatëse për të bërë të mundur zbulimin e ngjarjes.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e kësaj shtetaseje është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme parash që dyshohen se janë siguruar nga kryerja e veprave penale. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 26 vjeçe dhe A. Sh., 23 vjeç (vajza dhe djali i shtetases A. Sh.), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi L. T., 48 vjeç, vëllai i shtetases A. Sh. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

loading…

/faxweb