Gjashtë persona janë vënë në prangat e policisë së Kukësit, pasi lejuan arratisjen e një serbi i cili mbahej në arrest shtëpie në Kukës.

 

Ndalimi i gjashtë personave mes të cilëve dy policë është bërë, pasi gjatë kohës që ishin me detyrë, ruajtjen e shtetasit S.V. 53 vjeç, kanë lejuar takimin e tij me të afërm pa autorizim përkatës, duke mundësuar largimin e të arrestuarit nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm.

 

Sipas policisë të arrestuarit janë shtetasit K.S., 53 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës; Xh.N., 43 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës dhe shtetasit me iniciale K.M., 38 vjeç, J.D., 23 vjeç, R.K., 46 vjeç, F.T., 26 vjeçe,

 

Ndërkohë ka nisur procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re