Duke pasur parasysh temperaturat e ftohta që po mbizotërojnë aktualisht jashtë, shumë pacientë me reumatizëm po vërejnë se dhimbjet e kyçeve të tyre po shtohen. Në kinezisht, reumatizma njihet edhe si “sëmundje e lagësht dhe erës”. Studiuesit kanë zbuluar përmes studimeve të ndryshme se moti i ftohtë rrit tensionin e muskujve dhe për këtë arsye dhimbja bëhet më e fort.

Pra, çfarë mund të bëni kundra dhimbjeve të kyçeve kur temperaturar ulen?

  1. Qëndroni ngrohtë

Ekspertët dyshojnë se problemet e kyçeve në dimër shkaktohen nga tensioni i lidhur me të ftohtin. Nëse keni ftohtë, ju nuk lëvizni në mënyrë të relaksuar, por përkundrazi tkurni muskujt tuaj. Kjo zvogëlon qarkullimin e gjakut dhe rrit dhimbjen. Përveç kësaj, lëngu sinovial bëhet më viskoz kur është i ftohtë dhe për këtë arsye është më pak i aftë të kryejë funksionin e tij në nyje.

Prandaj, sigurohuni që ta mbani veten ngrohtë gjatë shëtitjeve dhe sporteve në natyrë. Nëse e gjeni veten të mpirë, mënyra më e mirë për të çliruar muskujt tuaj është me një jastëk me uji ose gurë të ngrohtë ose një banjë e nxehtë qetësuese.

 

  1. Qëndroni aktiv – edhe në temperatura nën zero grad

Nëse mendoni se duhet të mos lëvizni shumë kur keni dhimbje kycesh e keni gabim. Kycet kanë nevoj të lëvizin dhe e duan atë; Sepse nxit qarkullimin e gjakut dhe rrjedhimisht edhe furnizimin e nyjeve me lëndë ushqyese dhe oksigjen të rëndësishëm. Aktiviteti i rregullt fizik gjithashtu forcon muskujt. Nëse muskujt janë të stërvitur mirë, nyjet lehtësohen dhe parandalohet qëndrimi i dobët.

Pra, integroni ushtrimet në jetën tuaj të përditshme dhe gjeni një aktivitet sportiv që ju sjell gëzim. Nëse është e mundur aktualisht, ju rekomandojmë një vizitë në pishinë. Aty jo vetëm që i shpëtoni të ftohtit, por gjithashtu mund t’i mbani nyjet në formë në mënyrë të butë. Megjithatë, sigurohuni që të shmangni mbisforcimin dhe, nëse keni dyshime, kërkoni këshilla nga një mjek ose terapist sportiv përpara se të filloni stërvitjen.

  1. Hani sa më me ngjyra

Për të funksionuar siç duhet në jetën e përditshme, kyçet kanë nevojë jo vetëm për lëvizje, por edhe për një furnizim të mirë me lëndë ushqyese. Një dietë e ekuilibruar me një përqindje të lartë të frutave, perimeve dhe produkteve me drithëra plot ngjyra siguron komponentë të rëndësishëm të kërcit dhe ndihmon trupin të mbajë nën kontroll formimin e radikalëve të lirë që shkatërrojnë qelizat. Thjesht shtrydhni lëngun e portokallit të freskët në mëngjes dhe trajtoni nyjet tuaja me një pjesë shtesë të vitaminës C. Vitamina C jo vetëm që mbështet formimin e kolagjenit, i cili kontribuon në funksionin normal të kërcit, por gjithashtu mbron qelizat nga stresi oksidativ.

Arrat dhe bajamet në veçanti janë bomba të vërteta ushqyese dhe, përveç vitaminës E antioksiduese, ofrojnë shumë zink, magnez, kalcium dhe hekur. Ato përmbajnë gjithashtu yndyrna të pangopura si acidet yndyrore omega-3. Jo vetëm nyjet do jenë falenderues për këto ushqime.

  1. Peshku në vend të mishit

Duke folur për acidet yndyrore omega-3: Këto produkte gjenden gjithashtu në peshqit yndyrorë të detit dhe mikroalga të veçanta. Për të plotësuar nevojën për acidet yndyrore omega-3 EPA dhe DHA, shoqëritë e të ushqyerit rekomandojnë 1-2 porcione peshku yndyror në javë.

Mishi (sidomos mishi i kuq) përmban yndyrna të pafavorshme si acidi arachidonic inflamator, i cili mund të ketë një ndikim negativ në problemet e kyçeve. Meqë ra fjala: Pjatat me salmon ose ton harmonizohen në mënyrë të mrekullueshme me erëzat nga kuzhina Ayurvedike, si shafrani i Indisë ose xhenxhefili, të cilat kanë veti anti-inflamatore.

  1. Rehatohuni në vend që të stresoeni

Shëndeti mendor gjithashtu mund të luajë një rol në problemet e kyçeve. Nëse e lini motin gri të lagësht dhe të ftohtë të prishë humorin tuaj, është shumë e mundur që qëndrimi negativ gjithashtu të çojë në dhimbje më të fortë të kyceve. Pra, rehatohuni me një gotë çaj dhe shijoni orët e qeta me miqtë dhe familjen.

 

Përshtati nga Gjermanishtja në Shqip: Marsida Bregasi

Burimi: https://www.orthomol.com/de-at/lebenswelten/gelenke-knochen-sehnen/gelenkschmerzen-bei-kaelte

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re