Kryetari i PD Lulzim Basha ka zhvilluar një aktivitet me temën “Rinia & IA” duke folur për të mirat dhe rreziqet e saj.

Në fjalën e tij, Basha tha AI mund të ndikojë pozitivisht në ekonomi por jo në informacion.

“Inteligjenca artificiale vjen sot me të mirat e saj por dhe me kërcënime. Të mirat për ekonominë dhe të këqijat e saj për informacione të pavërteta dhe për të ndryshuar realitetim. Dhe këtu vijmë në një udhëkryq që ndodhet në Shqipërisë të autokracisë politike dhe ekonomile të vendit. Një rini që ka si qëllim largimin nga vendi, sjell të mira për këta njerëz dhe për pushtetin e tyre“, tha Basha.

Basha foli dhe për situatën politike në vend, ku tha se gjendemi në një udhëkryq mes një grushti zombiesh, mumiesh që duan ta mbajnë Shqipërinë peng.

“Udhëkryqi është tension mes një grushti zombiesh, mumiesh që duan ta mbajnë Shqipërinë peng, një ekuacion që nuk i prish më shumë sesa rinia. Një Shqipëri pa rini, me rinoi kokëulur, të demotivuar që i ka sytë nga largimi, është një rini që nuk e kërcënon pushtetitin e tij dhe vendi ka arritur në një pikë kritike.

Sonte nga kjo sallë i japim një mesazh rinisë kudo ndodhen, se kanë në dispozicionin e tyre një platformë për të çuar përpara betejën e rinisë dhe kjo është platforma e PD-së. Ejani dhe bëjeni tuajën këtë parti,  këtë platformë. Udhëkryqi që jemi gjendur në një kohë kaq të gjatë duhet të zgjidhet në favor të të rinjve shqiptare”, tha Basha./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re