Nje operacion i madh policor i koduar “Fusha e kuqe” orgaizuar nga blute e Tiranes coi ne sekuestrimin e nje sasie te madhe heroine.

 

Efektivet kishin marre informacion se nje sasi e madhe lënde narkotike heroinë po transportohej me një automjet tip “Benz”.

 

Ata kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij, pasi kanë vijuar ndjekjen, në afërsi të rrethrrotullimit të aeroportit, kanë bërë ndalimin e automjetit të dyshuar.

 

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës.

 

Si rezultat i këtij megaoperacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Armando Papa, 31 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

 

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G., banues në Sukth.

 

Vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re