Federata shqiptare e futbollit ka bërë provat e para sa I takon sistemit të ndricimit që është vendosur në stadiumin e ri kombëtar që është gati të inaugurohet tashmë.

Ishte vetë Shefi i Sektorit të Infrastrukturës në FSHF, Arben Dervishaj, njëkohësisht anëtar I Komitetit Ekzekutiv që publikoi foto nga momenti kur është ndezur sistemi I ndricimit në stadiumin e ri kombëtar.

Duket se prova ka shkuar me sukses cka e vërtetojnë edhe fotot e mëposhtme.

Pak ditë më parë në stadium përfundoi edhe shtrimi I tapetit që tashmë do kohen e vet të sistemohet. Megjithatë inaugurimi I stadiumit me rreth 22 mijë ulëse pritet të bëhet në 17 nentor në duelin me Francën ndonëse impianti do të ketë nevoje për testim para kësaj ndeshje te rëndësishme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re