Partitë politike kanë nisur intensivisht përgatitjet për zgjedhjet. Dje, PD njoftoi nismën e saj për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë, përmes përfshirjes së anëtarësisë.

Nga ana tjetër edhe PS ka ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet e 2021-shit. Socialistët e kryeqytetit kanë zhvilluar sot mbledhjen e Këshillit Koordinues të Qarkut Tiranë “për të ndezur motorët e fitores sonë në 2021”.

“Duke ruajtur distancimin social, por duke forcuar dita ditës frymën e ekipit, zhvilluam sot mbledhjen e Këshillit Koordinues të Qarkut Tiranë për të ndezur motorët e fitores sonë në 2021 “, shkruan kryetarja e PS Tiranë.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re