Bujar Nishani i ftuar në emisionin “Aktualitet” që moderohet nga Bejdo Malo për të folur për situatën politike në vend por edhe për dënimin me 2 vite burg për Adriatik Llallën.

Ish-Presidenti dha një përgjigje diplomatike duke refuzuar të komentojë vendimin e Gjykatës por theksoi se ndjente keqardhje për Llallën i cili është imazhi i shtetit shqiptar. Nishani gjatë fjalës së tij theksoi se Basha nuk ka asnjë të drejtë të pengojë mbledhjen e Kuvendit të PD-së të cilit i sugjereoi më mirë që të “heshtë”.

Ish-Kreu i Këshillit Kombëtar në PD ka akuzuar Bashën i cili sipas tij po i shërben Ramës për të dëmtuar Partinë Demokratike.

Adriatik Llalla – “Është një vendim Gjykate për më tepër është një vendim i gjykatës së Apelit. Natyrisht që hetimi vijon pasi është edhe Gjykata e Lartë. Gjithsesi në kontekstin e vendimit të gjykatës nuk kam ndonjë koment specifik por më vjen keq që një zyratr i lartë i shtetit përfundon në këtë situatë, pasi ai është imazhi i shtetit shqiptar. Ajo që them në vazhdim që Llalla duhet të vazhdojë betejën me drejtësinë”

Berisha – Basha? Unë e dëgjova Bashës sot dhe më erdhi keq që kryetari i partisë time, e partisë më të madhe të opozitës që përfaqëson fuqinë elektorale të gjysmës së popullisë. Sa herë që flet bën gafa, do të ishte mirë që nga sot e tutje mos dilte më në publik. Nuk i di arsye specifike që ai kur del në publik bën gafa. Kuvendi i PD nuk shqyrton dhe nuk merr vendim mbi vendimet e qeverisë amerikane, Basha duhet ta dijë që vendimet e administratës amerikane gjykohen nga kongreset jo nga PD. Ne mblidhemi për të marrë vendime mbi aktivitetiun mbi qendrimet politike që janë marrë nga forumet e PD për interesin e partisë demokratike. Është forumi më i lartë që mund të vendosë mbi qëndrimet politike të kryetarit të saj, të kryesisë dhe grupit parlamentar dhe mund të bëjë ndryshime të mëdha të statutit të PD. Kuvendi i PD mblidhet dhe shqyrton vendime vetëm në sensin që i takon PD. Ku e di Basha cfarë do diskutojnë anëtarët të Kuvendit të Partisë Demokratike, si mund të pargjykojë kryetari delegatët e Kuvendit të PD. Do ti sugjeroja më mir të heshtë dhe mos bëjë gafa të rënda.

Basha e dinte më para që Berisha ishte Non Grata dhe e ka fshehur për qëllimet e tija, i qëndroni kësaj deklarate? “Nisur nga qëndrimet e Bashës në vijimësi më cuan në atë logjikë dhe Basha jo vetëm që e ka ditur por edhe ka punuar gjatë për të arritur në një moment të tillë politik. Një qëndrim i tillë publik nuk është për të goditur një figurë si berisha por është një goditje për partinë demokratike. PD pas rezultatit të rëndë të 25 duhet të merrte përsipër një hapje të partisë. Dëmtimi i PD shkon në interes të kundërshtarit politik. Cilat janë arsyet e këtij shërbimi që Basha prej kohësh i bën zotit Rama. Jam i bindur që gjithçka do të zgjidhet sepse cdo gjë lidhet em fatin e PD-së”

Kjo ishte një platformë e përçarjes së PD për largimin e personave me influencë. Largimin e figurave të njohura Basha nuk e ka bërë pa dashje apo aksidentale, cdo vendim ai e ka marrë për të dëmtuar Partinë Demokratike. PD është një aset. Kauza është më e rëndësishme për prespektivën. Nuk kishte ndodhur kurrë që PD të qëndronte 3 mandate radhazi në opozitë. PD pas 8 vitesh në opozitë ka arritur të marrë besimin e më pak shqiptarëve sesa mori në vitin 2013 ku u ballafaquam me opinionin publik pas 8 vitesh qeverisje. Opinioni publik aq më shumë PD nuk mendon që Basha dhe aftësitë e tij do të sjellin PD në qeveri”, tha Nishani.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re