Një ndjekje e një Lamborghini të vjedhur në Los Angeles, me vlerë 250 mijë dollar, drejtuar nga një 51-vjeçar, përfundoi në tragjedi kur makina luksoze u përplas në një bordure dhe u nda përgjysmë.

Videoja e publikuar nga Departamenti i Policisë së Los Angelesit tregon momentin kur oficerët ndaluan 51-vjeçarin Elliot Duggan mëngjesin e 6 prillit. Kur oficeri që kontrolloi letrat e 51-vjeçarit zbuloi se Lamborghini Huracán ishte vjedhur dhe se Dugan kishte urdhëra të pazgjidhura për arrestimin e tij, ai i kërkoi të dilte nga automjeti, gjë që ai fillimisht refuzoi, duke thënë se e dinte më mirë se ligj para se përfundimisht të shkelë në gaz për të fluturuar.

Në të njëjtën video, 51-vjeçari mund të shihet duke arritur shpejtësinë 180 km/h përpara se ndjekja të përfundonte ndërsa Lamborghini u përplas me një argjinaturë me aq forcë sa u nda në dysh. Trupi i pajetë i 51-vjeçarit u gjet disa metra larg mjetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re