Kompania e Shpërndarjes se Energjisë ka nisur një aksion kryesisht ne zonat qe kane tregues negativ, sa i përket nivelit te humbjeve e arkëtimeve. Shkodra është nje prej qarqeve me nivelin me te larte, te humbjeve krahasuar me qytete e tjera, prej 44.8%. Me ketë argument dega e OSHEE Shkodër ka kryer nje sere verifikimesh e ka kallëzuar penalisht 155 abonentë. Sipas te dhënave, shkeljet e konstatuara kane te bëjnë me vjedhjen e energjisë elektrike, përmes lidhjeve te dyfishta, rilidhje te energjisë pas shkëputjes per shkak te mospagesave, ndërsa ka pasur raste kur matesi është dëmtuar qëllimisht. OSHEE i bene apel abonentëve qe ne çdo rast ata qe jane debitorë mund te përfitojnë nga skemat lehtësuese qe ofron kompania.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re