Një ndjekje si në filma aksion ka ndodhur mes dy shteteve amerikane për të përfunduar me një epilog pothuajse të papritur, polici duke përqafuar shoferen e makinës që ndiqte.

Ndjekja filloi kur një grua e identifikuar nga policia si Latrece Curry, filloi të dridhet pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshortin, që çoi edhe deri te largimi i saj nga shtëpia.

E kur policia e gjurmuan, ajo rriti shpejtësinë duke nxitur kështu një ndjekje si nëpër filma ku u përfshinë disa makina të policisë, ka bërë të ditur polici James Richardson.

E kur ndjekjes i erdhi fundi, Curry, 41-vjeçe, u ndal në një parking në Hodgenville për të shmangur bllokimin e komunikacionit, policët i drejtuan armën, duke i bërtitur të dyshuarës të dalë nga mjeti.

Duke iu afruar dritares së makinës me armë në dorë, Richardson tha gjithçka ndryshoi për një moment.

“Iu afrova derës së shoferit për ta hapur derën, ajo kishte ngritur duart dhe po dridhej e tëra sikur të ishte gjethe. Kjo vajzë e gjorë, kur hapa derën, pashë terrorin në fytyrën e saj. Ajo ishte e frikësuar për vdekje”, shtoi Richardson.

Duke parë në çfarë gjendje emocionale ishte ajo, polici futi në brez armën dhe i kërkoi që të qetësohet. Ajo menjëherë shpërtheu në lot e Richardson e përqafoi duke i kërkuar vazhdimisht që të qetësohet.

”Ajo nuk kishte të kaluar kriminale dhe ndihej keq për atë që kishte bërë”, ka shtuar polici i cili theksoi se megjithatë ajo është shoqëruar në polici ku mbi të rëndon akuza për arratisje nga policia./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re