Skip to content

‘Ndjesë nga ana e PD-së për vonesat!’/ Basha prezanton programin për pronat, kryedemokrati: Ligji i Ramës për shpronësimin, antikushtetues

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë ditën e sotme në një bashkëbisedim me qytetarët në lidhje me çështjen e pronave, aty ku po prezanton programin politik të PD-së. Në nisje të fjalës së tij Basha kërkoi ndjesë në emër të PD-së për problemet me pronat.

Basha: Një ndjesë, në emër të Partisë Demokratike për vonesat, për problemet me pronat. Duhet t’ju dalim zot deri në fund pronarëve dhe të përndjekurve. Ligji i Ramës për shpronësimin, antikushtetues. Pas 25 prillit, ndjesën për problemet e pazgjidhura dhe problemet e shtuara ta kthejmë në angazhime konkrete. Prona, rëndësi për paqen sociale dhe për një zgjim të ri kombëtar ekonomik të Shqipërisë.