Misioni i KFOR-it në Kosovë tha se trupat kroate ishin bashkuar me komandën rajonale të misionit në perëndim, duke e bërë atë shtetin e nëntë në njësi.

Deklarata tha se ushtarët kroatë do të integrohen në një batalion kinetik, i cili do të patrullojë anën perëndimore të Kosovës.

“Trupat kroate janë bashkuar me Komandën Rajonale të KFOR në Perëndim, duke u bërë vendi i nëntë që do të jetë pjesë e njësisë,” tha llogaria e KFOR në Tëitter.

Ata do të jenë së bashku me ushtarë nga Austria, Italia, Rumania, Maqedonia Veriore, Polonia, Sllovenia, Zvicra, Turqia.

Ky bashkim i forcave kroate me KFOR-in në Kosovë u promovua gjatë një vizite të ministrit të Jashtëm kroat Gordan Grliç Radman në Prishtinë pak muaj më parë. Kjo çoi në acarimin e Beogradit, akt të cilin e pa si një aleancë shqiptaro-kroate kundër saj.

Serbia dhe Kreoacia kanë historikisht fërkime, dhe ndodh që raportet mes tyre acarohen kohë pas kohe.   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re