Një ngjarje e pazakontë është filmuar nga kamerat e sigurisë në qytetin australian Geelong, ku një pishinë 7-metërshe është vjedhur në mes të natës.

Ishte një pishinë nga fibër xhami që u vodh nga një punishte, e policia në Victoria ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë ku kamioni me një vinç të montuar ishte përdorur për ta vjedhur pishinën.

Siç raportojnë mediat lokale, vlera e pishinës është 14.000 mijë dollarë australianë, e tërë procesi i vjedhjes zgjati vetëm pak minuta.

Deri më tani policia nuk ka arrestuar askënd lidhur me këtë vjedhje, por ajo çfarë bëri bujë është sesi ishte e mundur që një pishinë kaq gjigante të vidhet lehtësisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re