Dy persona janë arrestuar  në Prishtinë, pasi tentuan të vidhnin disa pako me fëstëkë në një market.

Autoritetet policore kosovare bëjnë me dije se gjatë kontrollit njërit prej tyre i është gjetur në dorë 26 pako me fëstek në vlerë rreth 114 euro.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 19.03.2024-13:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë tentuar të kryejnë vjedhje në market, njërit prej tyre i janë gjetur në dorë 26 pako me fëstëk në vlerë rreth 114€. Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, njofton policia. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re