Një vajzë vetëm 12 vjeçe ka treguar të gjitha detajet e kobshme të vrasjes së të atit, një krim që erdhi n0ga duart e saj në një tentativë për të marrë famë.

12 vjeçarja u ndihmua nga një shoqe (13 vjeçe) për të vrarë 46 vjeçarin, i cili ishte oficer policie në Santa Catarina (Brazil).

Media lokale tregoi atje se vajzat e kishin kryer vrasjen pasi donin të ishin të famshme si Suzane Louise von Richthofen, një grua e cila në vitin 2002 kishte vrarë prindërit e saj të pasur.

Adoleshentet kanë pranuar se kanë kryer krimin duke besuar se do të bëheshin të famshme si Suzan Riktofen, për historinë e të cilës madje, ishin bërë dhe dy filma.

Vajzat kishin tentuar të vrisnin dhe të shoqen e 46 vjeçarit, por nuk kishin mundur, raporton Daily Star.

viktima, Neife Luiz Werlang

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re