Dy të rinj, vëllezë, janë arrestuar nga policia në Fier, pasi kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta. Po nga policia e Fierit është shpallur në kërkim dhe një 38-vjeçar, punonjës në një karburant, i cili ka marrë lekët e xhiros dhe ia ka mbathur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit  F. B., 25 vjeç dhe D. B., 21 vjeç, banues në Patos (vëllezër), pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi H. K., 38 vjeç, banues në Fier, pasi, duke qënë i punësuar në pikën e karburantit në administrim të shtetasit A. P., ka marrë lekët e xhiros ditore dhe është larguar. Po punohet për kapjen e 38-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re