Një ngjarje e pazakontë ka ndpdhur në Kaliforni të SHBA-së ku një grup i të burgosurve besohet se qëllimisht është infektuar me koronavirus për t’u liruar më herët nga burgu.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se në qendrën e ndalimit “Pitchess” në mesin e prillit u raportua për një rritje të papritur të rasteve me Covid-19 dhe dukej se askush nuk kishte sqarim për këtë.

Komandanti i policisë, Alex Villanueva, njoftoi të hënën se 21 të burgosur e kanë infektuar me qëllim njëri-tjetrin me koronavirus duke e ndarë mes vete një shishe me ujë të ngrohtë dhe duke e përdorur të njëjtën maskë.

Nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë shikohet momenti kur të burgosurit e kalojnë te njëri-tjetri një shishe me ujë dhe pijnë prej saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re