Foto arkiv

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçar, pasi nuk iu bind urdhërit të bluve për të ndaluar mjetin e tij, dhe në largim e sipër është përplasur me trafikndarësen.

Burime bëjnë me dije se personi i vënë në pranga është R. A., 29 vjeç, “pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një trafikndarës dhe barrierat mbrojtëse”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re