Mbi 30 të lënduar, besohet për aksident Disa persona janë lënduar pas një shpërthimi mbrëm në Londër, i cili ndodhi gjatë një tubimi për të kremtuar festën hebreje Lag Baomer, gjatë së cilës të tubuarit tradicionalisht ndezin zjarre.

Gazeta britanike Daily Expres raportoi se ne këtë rast janë lënduar 30 persona, 10 prej të cilëve u dërguan në spital dhe se shpërthimi në Stamford Hill, në pjesën veriore të Londrës, me gjasë është shkaktuar nga një telefon mobil.

Sipas mediave tjera, shpërthimi ka ndodhur si pasojë e ndezjes së zjarrit nga të tubuarit. Më tutje u theksua se ende nuk është e qartë se çfarë shkaktoi shpërthimin dhe sipas një versioni, shpërthimi ndodhi si pasojë e karburantit i cili u hodh për të ndezur zjarrin, ndërsa sipas një versioni tjetër, shpërthimi ndodhi pas hedhjes të së paku një telefoni mobil në zjarr.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re