Për herë të parë në studion e “Zonë e Lirë”, e ftuar mbrëmjen e kësaj
të premteje ishte një person tepër i veçantë për drejtuesin e
emisionit, Arian Çani. Bëhej fjalë për vajzën e tij të vogël Joana, e
cila ndodhej në studio, si pjesë e grupit të aktorëve të shfaqjes për
fëmijë “Torta e ditëlindjes”, që do të vihet në skenën e ArTurbina.

Ishte vetë Çani i cili zbuloi se Joana ishte e bija e tij, ndërsa nuk
e fshehu emocionin për faktin se e ftonte atë për herë të parë si
aktore.

Arian Çani: Ti Joana ke mbiemrin tim më duket? Po çne që ke mbiemrin
tim, rastësi? Çfarë jemi në bashkë? Do e themi apo jo? Hajde mos ki
emocione se aktorët nuk kanë emocione.

Joana Çani: Familje…

Arian Çani: Për herë të parë ftoj vajzën time si aktore, kam një emocion të paparë… më raftë pika.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re