Është realizuar për herë të parë në Shqipëri, një operacion i rrallë i zemrës.

Ka qenë doktori Selman Dumani, ai i cili ka bërë një ndërhyrje në valvulën e aortës duke i vendosur një protezë pa qepje.

Kardiokirurgu Dumani dhe ekipi i tij në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë kanë arritur të përfundojnë me sukses operacionin e vështirë dhe të parin në Shqipëri. Pacienti 77 vjeçar qu u operua nga doktori, zoti Rasim Bracaj mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërhyrjet kirurgjikale të valvulës së aortës zënë vendin e dytë përsa i perket operacioneve që kryhen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pacientët nuk paguajnë asgjë pasi proteza ofrohet falas nga shteti dhe shërbimi bëhet nga mjekë si Selman Dumani.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re