Aktori Bes Kallaku ishte pasditen e djeshme i ftuar tek emisioni “Rudina”, dhe foli për filmin e tij “Falco” ku tregoi sakrificat që ka bërë për të xhiruar filmin.

Aktori tregoi se i është dashur të rrijë për një kohë të gjatë larg familjes duke bërë që të ndjejë shumë mungesën e vajzës së tij Ajkës.

Gjatë gjithë intervistës Besi ishte tepër serioz dhe një veprim i tillë i aktorit e ka habitur bashkëshorten e tij Xhensilën.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto nga emisioni dhe shkruan: “Kaq serioz në një intervistë, e rrallë!”.

Ndërkohë gjatë intervistës Bes Kallaku tregoi se Xhensila e ka ndihmuar shumë gjatë xhirimeve.

“Unë dhe Xhensila jemi të dy kritikët më të mirë të njëri-tjetrit. Xhensila më ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme se ka qëndruar me Ajkën dhe ka qenë përgjegjëse për dy muajt e xhirimeve. Është strapacuar se nuk ka pasur ndihmë, unë isha 12-14 orë në xhirime”, u shpreh aktori.






Previous articleU tha se është në një lidhje me ish deputetin Frroku, flet Rudina DembacajNext articleVjen dimri, borë, shi dhe acar

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re