Skip to content

Ndodh sërish/ Maturantët ende në provim, del teza e Matematikës (FOTO)

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ditën e sotme maturantët po testohen për provimin e Matematikës ndërsa siç ka ndodhur rëndom, janë publikuar në rrjete sociale teza 30 minuta pas nisjes se preovimit të tretë.

Faxnews ka siguruar variantin a dhe b, që tashmë qarkullon lirshëm, edhe pse provimi ka nisur në 10:00 dhe pritet të përfundojë në orën 12:30.

Kjo ngjarje është e përsëritur, pasi edhe në provimet e kaluara, tezat kanë dalë para kohe.

Edhe pse MAS ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e procesit, duke angazhuar rreth 7000 mësues në monitorimin e maturantëve, Faxnews ka arritur të sigurojë disa foto të testit të Matematikës.

Më datë 9 qershor Maturantët dhanë provimin e Gjuhës së Huaj, ndërsa më datë 11 Qershor iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Më datë 24 është provimi i lëndës me zgjedhje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë