Skip to content

Ndodhet në Ballkan: cila është xhamia e parë në botë ndriçim elektrik?

Screenshot 9 4

Një nga monumentet më domethënëse të arkitekturës islame në Ballkan është Xhamia e Gazi Husrev Beut në Sarajevë. Ky qytet ballkanik, kryeqytet i Bosnjës, është ndër më historikët në rajon, ndër të tjera pikënisja e Luftës së Parë Botërore

Xhamia ka këtë rëndësi pikërisht për shkak të madhësisë dhe atraktivitetit të saj.

Screenshot 6 4

Është ndërtuar në vitin 1530 dhe xhamia është dhuratë e Gazi Husrev-beut, një beu boshnjak i shekullit të 16-të. Është projektuar nga Ajem Esir Ali nga Tibrisi, një nga arkitektët më të mëdhenj të Stambollit, ndërtuar nga mjeshtrit dubrovnikas.

Screenshot 10 4

Xhamia është në formë katrore, me kupolë me diametër 13m dhe lartësi 16m. Pasohet nga kupola më të vogla dhe gjysmëkupola. Brendësia e xhamisë rrezaton një atmosferë të pazakontë artistike.

Pranë xhamisë ndodhet një shatërvan, uji i të cilit përdoret për larjen rituale (abdes) para namazit. Forma e sotme me kube daton nga viti 1893. Që nga viti 1530, në të njëjtin vend ka pasur një pus.

Screenshot 11 3

Jo larg xhamisë është një kullë sahati dhe një medrese. Por pos të gjithë këtyre, thuhet se është xhamia e parë në botë me ndriçim elektrik, instaluar pikërisht në vitin 1898.

Në afro 500 vjet të ekzistencës së saj, Xhamia e Gazi Husrev Beut është vizituar nga shtetarë të shumtë nga vende të ndryshme të botës. Një nga vizitat më të domethënëse ishte vizita e perandorit austro-hungarez Franjo Josip, i cili qëndroi në Bosnje në vitin 1910.

Presidenti indonezian Ahmed Sucarno e vizitoi atë në vitin 1954, më pas presidenti tunizian Habib Ben Ali Bourguiba, presidenti egjiptian Gamal Abdel Nasser dhe Shahu iranian Reza Pahlavi në 1960 dhe 1971.

Screenshot 7 2

Gjatë vizitës së Gamal Abdel Naserit, ai shoqërohej nga Josip Broz Tito. Ndërsa Naseri falte dy rekate, Tito qëndroi i qetë duke e ndjekur me sy.

Screenshot 8 2

Xhamia është restauruar disa here. Restaurimi i parë u krye në 1737, pasi u dëmtua ndjeshëm kur Eugjeni i Savojës dogji Sarajevën në 1697. Pas kësaj, në 1795, u pikturua pjesa e brendshme e dëmtuar. Xhamia është përfshirë nga zjarre, aksidentale apo të provokuara, në disa raste. Gjatë granatimeve të Sarajevës nga serbët në vitet ‘92-‘95, xhamia u godit nga më shumë se 100 predha mortajash dhe topash.