Publiku francez është tronditur nga mënyra se si ndërroi jetë René Robert, një fotograf i famshëm zviceran. Ai u shua nga hipotermia në një rrugë të Parisit, mes indiferencës se çmendur njerëzore.

Sipas The Guardian, artisti po bënte një shëtitje të rregullt në mbrëmje nëpër lagjen ku jetonte, por rrëshqiti dhe ra në një mënyrë dramatike. Sipas mikut të tij, gazetarit Michel Mompontet, kjo ndodhi në rrugën Turbigo midis Sheshit të Republikës dhe Tregut Les Halles.

85-vjeçari fatkeq kaloi nëntë orë i shtrirë në të ftohtë dhe fakti që njerëzit e injoruan, gjë që përfundimisht çoi në vdekjen e tij, shkaktoi trishtim, dhe zemërim në Francë dhe më gjerë.

“Ai ka qenë i trullosur pasi është rrëzuar. Në pamundësi për t’u ngritur, ai qëndroi i pafuqishëm për nëntë orë, derisa një i pastrehë thirri një ambulancë. Por ishte tepër vonë. Rene kishte pësuar ndërkohë një hipotermi të rëndë dhe jeta e tij varej në fije. Gjatë atyre nëntë orëve, asnjë kalimtar nuk ndaloi për të parë pse burri ishte shtrirë në trotuar. Asnjë”, shkroi në Tëitter miku i fotografit Mompontet.

Vdekja e Rene-së ndezi një debat rreth përgjegjësisë qytetare dhe themeleve të mirësjelljes njerëzore, të tronditura kaq rëndë nga kjo jetëhumbje tragjike. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re