Një “statujë” për gruan e tij dhe reflekset e menjëhershme që ajo demonstroi duhet të ngrihen nga zbutësi 42-vjeçar i kafshëve Alexei Makarenko, i cili u sulmua nga një luan gjatë një shfaqje cirku në Soçi të Rusisë.

Në video, luani shihet duke kafshuar Makarenkon nga shpina, ndërsa fëmijët dhe prindërit e tyre janë në vendet e spektatorëve.

Fatmirësisht për zbutësin 42-vjeçar, gruaja e tij 43-vjeçare, Olga Borisova, gjithashtu e trajnuar për të trajtuar luanët, e hoqi menjëherë kafshën e egër.

Sipas Daily Mail, gjithçka u shkaktua nga një përleshje mes dy luanëve meshkuj gjatë një shfaqjeje para 1200 spektatorëve. Makarenko u përpoq të ndante dy kafshët e mëdha me një luan të tretë që e sulmonte.

Pas reagimit të parë të Borisovës, punëtorët e cirkut ishin në vendngjarje dhe i përzunë luanët me topa uji dhe fishekzjarre.

Pavarësisht sulmit, të dy Makarenko dhe Borisova përfunduan aktin e tyre dhe u përkulën para publikut me disa prej tyre duke pretenduar se gjithçka që kishin parë ishte pjesë e shfaqjes.

Fotot e publikuara më pas tregojnë shkallën e plagëve të zbutësit rus që thonë se gruaja e tij i shpëtoi jetën. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re