Skip to content

Ndodhin edhe keto/ Polici çon në shtëpi ndihmat për të prekurit

Një tjetër denoncim nga ata që janë të pabesueshëm është publikuar sot nga mediat. Një qytetar ka filmuar një video ku një efektiv i policisë teksa çon ndihmat për të prekurit e tërmetit në shtëpinë e tij.

Videoja e postuar nga JOQ, thuhet se është filmuar në zonën e “Vorrit
të Bamit”, aty ku banone edhe efektivi, i cili duket qartë në video
teksa zbarkon qese e çanta nga furgoni i Policisë.

Nga pas atë e ndjek një grua, e cila ndihmon për të zbazur të gjithë
çantat që ishin mbledhur për të gjithë fatkeqët në Durrës e Thumanë.

47 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.  Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës  në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.