Aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka ka kritikuar publikisht kreun e PD-së, për mënyrën sesi po përballet me kreun e qeverisë Edi Ramën.

Sipas Ndokës, Lulzim Basha e ka marrë me shumë sportivitet përballjen me Ramën, duke theksuar se kreu i qeverisa ka filluar presionin kudo, ndërkohë që Basha akoma nuk ka hequr ‘maskën e pandemisë’ për të folur fort, qartë dhe guximshëm.

Ndoka i bën thirrje kreut të PD-së që t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë vonë për të gjithë Shqipërine.

‘Lulzim Basha duhet t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë shumë vonë. Si me shumë sportivitet e ka marrë këtë përballje Lulzim Basha!

Edi Rama shembi Kushtetutën, zhbëri Kodin Zgjedhor, hoqi kandidatët opozitare nga gara, po riorganizon bandat, ka filluar presionin kudo, oligarkët kanë hapur thasët, ndërsa Basha akoma nuk ka hequr “maskën e pandemisë” për të folur fort, qartë dhe guximshëm!

Qytetarët kërkojnë ndryshimin, rrotacioni është i sigurtë, Basha duhet t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë vonë për të gjithë, edhe për Shqipërinë!’- shkruan Ndoka.

Kryetari i Partisë Demokratike e ka renditur Ndoken te 8-tin në listën e Shkodrës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re