Shkrimtari, poeti, mësuesi i filozofisë Clive Staples Lewis i dhuroi botës vendet e famshme të Narnia-s, në të cilin fëmijët po ashtu dhe të rriturit do të dëshironin të hynin.

Librat e tij janë një udhëtim i vërtetë në thellësitë e shpirtit njerëzor, kur të kthehesh nga ajo botë nuk do të jesh më i njëjti.

Ne kemi zgjedhur për lexuesit tanë 20 fraza nga Clive S. Lewis që kanë shumë më shumë se një kuptim.

Të gjithë marrin atë që duan në jetë. Por jo të gjithë janë të lumtur më pas.

Shkrova atë që doja të lexoja. Të tjerët nuk po e shkruanin atë, u desh ta bëja vetë.

Ndonjëherë është mirë të humbasësh gjithçka në mënyrë që të kuptosh se çfarë të duhet vërtet.

E ardhmja është ajo në të cilën secili prej nesh arrin me shpejtësinë 60 minuta në orë.

Armiku më i keq i dashurisë është indiferenca, jo urrejtja.

Ajo që shihni dhe dëgjoni varet nga lloji i personit që jeni dhe nga cila pikë po vështroni.

Kur keni frikë, është më mirë të përballeni me rrezikun dhe të ndjeni diçka të ngrohtë dhe të sigurt pastaj.

Një ditë do të jesh mjaftueshëm në moshë sa të lexosh përsëri përralla.

Libri për fëmijë që i pëlqen vetëm atyre është një libër i keq. Librat e mirë janë të mirë për të gjithë. Valsi që sjell gëzim vetëm për ata që e kërcejnë është një vals i keq.

Për të mposhtur të keqen në botë, së pari duhet ta kapërcejmë atë në vetvete.

Dëshira për të poseduar dikë, të cilit nuk mund t’i jepni asgjë, e lodh zemrën.

Ndonjëherë do t’ju duhet të lëndoni edhe të dashurit tuaj.

Mos sulmoni ata që janë më të dobët se ju. Me ata që janë më të fortë, bëni si të doni.

Nëse mendoni se nuk jeni krenar do të thotë që jeni.

Në shpirt, si në tokë, nuk janë lulet më të bukura ato që kanë rrënjët më të thella.

Pasi të zgjohet, kujtesa bëhet një despot i fuqishëm.

Ata që kanë arritur pjekurinë janë gjithmonë të sjellshëm me të rinjtë, madje edhe njerëzit më të ngarkuar janë gjithmonë të gatshëm të japin kohën e tyre.

Të qash është mirë ndërsa po qan, por herët a vonë lotët do të marrin fund dhe do të duhet të vendosni se çfarë të bëni.

Mos e humbni kohën duke u përpjekur të kuptoni nëse e doni një person apo jo. Vepro sikur je i sigurt se e dashuron.

Ti nuk ke një shpirt. Ti je shpirti. Dhe ke një trup.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re