Shumica e njerëzve e fillon mëngjesin me një dush dhe larje dhëmbësh dhe një spërkatje të deodorantit të preferuar. Por, megjithëse shumë prej nesh nuk mund ta imagjinojnë të shkojnë në punë pa vendosur deodorant, përdorimi i tij i përditshëm mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë.

Mund të tingëllojë se heqja dorë nga deodoranti mund të duket e paimagjinueshme, por diçka e tillë mund të ndihmojë trupin në mënyrë befasuese.

Mund të jetë më mirë për shëndetin tuaj riprodhues.

Kur zgjidhni një deodorant, ndoshta dëshironi që ai të ketë erë të këndshme dhe të zgjasë mjaftueshëm për të mbuluar erën e pakëndshme të trupit. Por përbërësit që e bëjnë deodorantin tuaj të ngjitet në lëkurën tuaj mund të jenë në fakt mjaft të dëmshëm për shëndetin. Përshembull, elementët që i japin deodorantit tuaj cilësitë dhe aromën mund të prishin ekuilibrin tuaj hormonal dhe madje të çojnë në probleme riprodhuese dhe të tjera shëndetësore.

Mund të ulë ndjeshëm erën e trupit.

Sado kontradiktore të tingëllojë, heqja dorë nga deodoranti në fakt mund ta bëjë erën natyrale të trupit tuaj më pak të dallueshme. Për shkak se antidjersit përdorin përbërës antimikrobikë për të vrarë bakteret në sqetullat tuaja, ai lejon që bakteret e tjera që prodhojnë erë edhe më të pakëndshme të shumohen. Përdorimi i deodorantit në baza ditore mund të bëjë që era e trupit të bëhet më e fortë dhe ndalimi i përdorimit të tij mund të pakësojë erën.

Mund të dëmtojë mikrobiomën natyrale të lëkurës.

Ka një shumëllojshmëri mikroorganizmash që jetojnë në lëkurë, dhe shumë prej tyre janë të dobishëm për shëndetin. Lloji i produktit për kujdesin e lëkurës që përdorni për të eliminuar erën e trupit ndikon në këto baktere dhe mund të shkaktojë problem në mikrobiomën e lëkurës tuaj. Hulumtimet kanë treguar se antidjersa me bazë alumini vret bakteret që krijojnë erën dhe mund të bllokojë gjëndrat e djersës. Nëse nuk mund të hiqni dorë plotësisht nga deodoranti juaj, zgjidhni produkte natyrale në vend të atyre që përmbajnë kripëra alumini.

Ndoshta as nuk ju nevojitet.

Shumë prej nesh aplikojnë deodorant ose antidjersë thjesht nga forca e zakonit, por shanset janë që mund të mos keni nevojë ta përdorni çdo ditë. Shkencëtarët kanë zbuluar se një gjen i quajtur ABCC11 përcakton nëse njerëzit kanë një kimikat të caktuar në sqetullat e tyre që shkakton një erë të pakëndshme të trupit. Rezulton se disa njerëzve u mungon ky gjen, por ende përdorin deodorant rregullisht. Nëse mendoni se sqetullat tuaja nuk janë vërtet me erë të keqe, konsideroni t’i jepni vetes një pushim nga antidjersët dhe deodorantët, ose t’i zëvendësoni me produkte natyrale./ Bright Side

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re