Sasi të mëdha mbeturinash janë shpërndare përgjatë bregdetit të Durrësit, kryesisht ne veri të qytetit, ne plazhin nga sektori Rinia ne drejtim te currilave. Situata ka alarmuar edhe vendet e tjera, pasi një pjese e kësaj ndotje është zhvendosur drejt bregdetit të Malit te Zi dhe Kroacisë.
 
Prurjet e jashtëzakonshme të lumit Ishëm dhe Erzen, kane risjelle edhe një herë ne pah problematiken e madhe të mbetjeve urbane qe ne raste përmbytjesh shoqërohen me ndotje masive të bregdetit. Ne Durrës ka dale një sasi e madhe e mbetjeve qe kanë sjelle këta lumenj nga përmbytjet, ndërkohë institucionet vendore po vlerësojnë situatën alarmante.
 
Nuk dihet nëse do të ketë ndonjë ndërhyrje për pastrimin e bregdetit, pasi nuk ka struktura të specializuara për menaxhimin e situatave të tilla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re