Ndotja e ajrit shkakton më shumë se 500 mijë vdekje të parakohshme në vit në Evropë, pa marrë parasysh të përmirësimit të vogël të cilësisë, njoftoi të mërkurën Agjencia Evropiane për Ambientin (EEA) në raportin e saj vjetor.
Ndonëse të dhënat e përmirësimit të cilësisë së ajrit janë inkurajuese, agjencia me seli në Kopenhagë thekson se ndotja e ajrit edhe më tej shkaku kryesor mjedisor për vdekje të parakohshme.
EEA në raportin e fundit në vitin 2014 thekson se 520 mijë e 400 raste të hershme të vdekjes në 41 vende evropiane janë shkaktuar për shkak të ndotjes së ajrit që rezulton nga djegia e lëndëve djegëse fosile, që në krahasim me vitin 2013 është më pak se rreth 30 mijë, shkruajn mediet turke. Që atëherë, katër nga pesë vdekje (428 mijë) drejtpërdrejt lidhen me praninë e grimcave PM2.5 në ajër, ku janë të ekspozuar madje 82 për qind e banorëve urban në Bashkimin Evropian.
“Komisioni Evropian është i përkushtuar në zgjidhjen e problemeve dhe ndihmesën e shteteve anëtare që cilësia e ajrit që marrin qytetarët t’u përshtatet standardeve më të larta”, theksoi në njoftimin Karmen Vella, komisar evropian për Mjedisin, Çështjet Detare dhe Peshkimin.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re