Ndotja e lumit Gjanicë vazhdon të jetë një ndër shqetësimet më të mëdha për qytetin e Fierit. Mbrëmja e së mërkurës dhe orët e para të mëngjesit të së enjtes janë shoqëruar ne ndotje të lumit duke sjellë edhe erën e keqe të saj në pjesën më të madhe të qytetit. Një shqetësim i tillë ka bërë që të zbresin në terren inspektorët e agjencisë kombëtare të mjedisit, të cilët janë ndalur në pikat nga ku mendohet se vjen kjo ndotje.

“Pas marrjes së informacionit për ndotjen në lumin Gjanicë është ngritur grupi i punës për evidentimin e subjekteve që shkaktojnë këtë ndotje për shkarkimet hidrokarbure në lumin Gjanicë. Do të vijojmë me procedurat për gjetjen e shkaktarit të ndotjes. Duke parë ngjyrën dhe aromën është nga vend depozitimet e naftës të aktiviteteve që shfrytëzojnë hidrokarbureve. Kemi kryer kontrolle të ndryshme dhe janë konstatuar shkaktar dhe ka pasur masa administrative me gjobë dhe pezullim aktiviteti në raste ku është konstatuar shkelje. Gjoba është 2 milionë lekë të reja”, tha Denis ogli, specialist mjedisi në AKM.

Ky është një fenomen i njohur, ndërsa jan ë vendosur edhe gjoba për ndotësit, kryesisht kompani që punojnë në fushën hidrokarbure.

Edhe pse lumi Gjanicë është rivitalizuar e transformuar në pjesën më të madhe të tij, sërish ndotja mbetet problem madhor dhe në pjesën më të madhe ndotësit mbeten mister.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re