Banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë në protestë për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm, sipas tyre nga një gurore në fshatin Domen.

Ata kanë bllokuar rrugën kryesore për disa minuta pranë shkollës së mesme “Adem Haxhija”. Banorët kërkojnë të merren masa për furnizimin me ujë të pijshëm.

“Janë bërë dy shpërthime kohët e fundit, ujin po e pinë fëmijët tanë. Ndodhin shpërthime masive, më tha gruaja para 10 ditësh, çohu se ra tërmet, i shkul shtëpia nga vendi”, tha një banor tjetër.

Në të kundërt paralajmërojnë se protesta e tyre do të përshkallëzohet.

“Të ndërhyjnë sa më shpejt, përndryshe protesta do të përshkallëzohet”, shtoi një nga banorët.

Banorët shprehen se kanë dërguar shkresa dhe kanë denoncuar guroren, por deri më tani s’kanë marrë asnjë përgjigje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re