Kryeministri Edi Rama teksa u dha mesazhin e prerë kryebashkiakëve në të gjithë vendin që të marrin parasysh në buxhetin e vitit të ardhshëm të gjitha kostot që ka pastrimi i territorit që mbulojnë, ka treguar edhe një histori të tij personale në Dhërmi gjatë pushimeve verore këtë vit.

Teksa e cilësoi Bashkinë e Himarës “simboli i të fjeturit gjumë përballë plehut dhe maskarallëkut”, Rama tha se këtë vit, nuk e kanë lënë të dalë për xhiro në Dhërmi që të mos përballet me mbeturinat e papastruara në zonën bregdetare.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Unë s’mund ta konceptoj dot se jam në këtë pikë dëshmitar dhe viktimë si një nga qytetarët e shumtë që në periudhën e pushimeve shkoj në Himarë, në Dhërmi më saktë.

Nuk e konceptoj dot, një pedonale ka Dhërmiu që përshkohet në këmbë.

Sikur Jorgua, Gjergji të cohej vetë në katër të mëngjesit e ta merrte vetë rrugën me një trastë në dorë i mblidhte vetë ato.

Por çohem unë më përpara se sa Jorgua, edhe shikoj mbetjet, zgjoj Jorgon nga gjumi dhe pastaj vjen një dum dum një makineri që nuk e di cfarë vit prodhimi është e bën sikur mbledh plehrat.

Këto janë skena të jetuara në vetë të parë dhe duke qenë se po përgatiteshim për këtë plan më kanë bërë që këtë vit unë mos dal fare vetëm e vetëm që mos përballem me këtë situatë që i thotë të gjitha.

Duke qenë se jeni zgjedhur s’mund dot të bëja transferim të Pjerinit në Himare e të coja Jorgon në Lezhë se e para nuk lejohet e dyta puna është të kemi dy si Pjerini jo dy si Jorgua. Të mobilizohemi bashkarisht se ky është turp i përbashkët.

***

Pastrimi i territorit, Rama: Ka ende vend depozitime ilegale politike për interesa personash

Në mbledhjen me kryetarët e Bashkive, kryeministri Edi Rama ka ngritur shqetësimin e menaxhimit të mbetjeve nga bashkitë e vendit.

Sipas kryeministrit Rama, faturimi fiktiv i tonelatave të mbetjeve nuk është zhdukur nga territori i Shqipërisë.

Kreu i qeverisë u shpreh se asnjë buxhet bashkiak nuk do ta kalojë filtrin e prefektit nëse kalon filtrat e këshillave bashkiak. Rama u shpreh se vetë ai do të vij të dëshmoj para këshillave bashkiak nëse kryetari i bashkisë çon një buxhet që nuk i përgjigjet kostos së pastrimit.

“Faturimi fiktiv i tonelatave nuk është zhdukur nga territori i Shqipërisë. Me vend depozitime ilegale politike për interesa personash, dhe vijnë vërdallë nga një anë janë bërë investimet më të mëdha se ndonjëherë tjetër përfshirë gjithë vitet më parë edhe për plehrat edhe për ujin, 800 mln euro ka investuar kjo qeveri, së bashki me donatoret. 800 mln euro dhe humbjet në rrjet dhe trajtimi i sektorit të ujit si një sektor punësimi nëpër ndërmarrje të mbingarkuara me njerëz që marrin rroga kot. Ndërkohë që çdo vit rritet borxhi i bashkive. Është bërë rutinë. Kjo është cështje tjetër. flas për mbetjet.

Prandaj sot, që po përgatiten buxhetet është e rëndësishme që të gjithë të jenë të qartë se asnjë buxhet bashkiak nuk do ta kalojë filtrin e prefektit nëse kalon filtrat e këshillave bashkiak, unë do të vij të dëshmoj para këshillave bashkiak nëse kryetari i bashkisë çon një buxhet që nuk i përgjigjet kostos së pastrimit. Në këtë proces ka dhe specifike, nuk janë të gjithë specifika të njëjta.

Kur bashkia e Lezhës ngrihet dhe çon mbetjet në Bushat, nuk ka asnjë tjetër këtu që të thotë se është larg apo kushton. Nuk ka kosto më të rëndë sesa ajo që i faturohet fëmijëve tanë me venddepozitime ilegale, Tonin. Nuk ka. Ska lekë, euro apo dollarë që matet me këtë kosto.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re