Jetët e miliona njerëzve do të mund të shpëtohen çdo vit deri në vitin 2050 nëse do të zvogëlohet ndotja e ajrit e përshkruar në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, sipas një raporti nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Një raport i paraqitur në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike COP24 në Katovice, Poloni, thekson efektet negative të ndotjes së ajrit, e cila është rezultat i aktivitetit të njeriut në shëndetin e njerëzve dhe shtetarët të propozojë zgjidhje të mundshme për këtë problem.

“Çmimi i ndryshimeve klimatike është i dukshëm në spitalet tona dhe në mushkëritë tona”, tha Maria Neira, drejtoreshë e Departamentit të Shëndetit Publik të OBSH.

“Kur merr parasysh shëndetin, zvogëlimi i ndryshimeve klimatike është një mundësi, jo një kosto”, shtoi ajo.

Nxitësi kryesor i ndryshimeve klimatike është djegia e lëndëve fosile, që përbën dhe shkaktarin kryesor të ndotjes së ajrit, ku si pasojë çdo vit në botë regjistrohen deri në 7 milionë vdekje, ndërsa kostoja e dëmeve në shëndet shkon në 5,100 miliardë dollar – vlerëson OBSH.

Në 15 vendet ku shumica e gazeve serrë janë lëshuar, ndikimi i ajrit të ndotur në shëndetin e njeriut kushton më shumë se katër për qind të prodhimit të brendshëm bruto të tyre, pretendon organizata.

Përfaqësues nga rreth 200 vende u mblodhën këto ditë në Katovice në mënyrë që t’i japin jetë Marrëveshjes së Parisit në vitin 2015.

Marrëveshja kërkon bashkëpunimin nga vendet për të kufizuar ngrohjen globale midis 1.5 dhe 2 gradë.

COP24 zhvillohet në një kohë kur për shkak të dimrit, në disa qytete në Ballkanin Perëndimor janë  regjistruar nivele jashtëzakonisht të larta të ndotjes së ajrit për shkak të gazeve të shkarkuara nga makina kryesisht shumë të vjetra dhe nga mijëra oxhaqe.

Sipas OBSH-së, në listën e dhjetë qyteteve më të ndotura në Europë, pesë ishin në Ballkan; Tuzla në Bosnje, Pljevlja në Mali të Zi, Shkup, Tetovë dhe Manastirq  në Maqedoni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re