Ditën e djeshme u publikuan pamjet e tmerrshme të ndotjes mjedisore të ujrave të liqenit të Komanit, ku uji thuajse nuk dukej pasi ishte mbuluar gjerësisht nga plastika dhe mbetje të tjera. Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani në një lidhje të drejtpërdrejt për televizionin FaxNews, u shpreh se zona e ndotur nuk ndodhet në territorin e Bashkisë që ai drejton, por në momentin që rryma i sjell mbetjet tek diga hidrocentralit, aty ndodh dhe pastrimi i tyre. Gjëndjen skandaloze Babani e justifikon me mungesën e mjeteve ujore për pastrimin e liqenit, si dhe një aspekt thelbësor sipas tij është mosndërgjegjësimi i banorëve për të ruajtur mjedisin ku jetojnë.

“Unë jam informuar prej jush. Mbetjet janë në zonën e Fierzës, në një luginë. Këto mbjetje janë të rrezikshme për ne, pasi ne si Bashki jemi të fuqishëm dhe nuk kemi mjete për të bërë pastrimin e liqenit. Të gjitha mbetjet e të gjitha zonave vijnë e mbesin në zonën tonë. Nuk ka pasur mjete për pastrimin e zonave ujore, pasi duhen varka. Deri më sot pastrimin e bëjnë strukturat e hidrocentraleve të Komanit, Vaut të Dejës dhe Komanit. Pastrimi nuk është në kompetencë të Ashkisë, por është një shqetësim që na preukupon dhe ne. Kur kjo situatë arrin në këtë gjendje vetëm vinçat e hidrocentralit mund të bëjnë pastrimin e mbetjeve. Sot nuk janë në Bashkinë tonë, por mund të vijnë së shpejti në territorin e Bashkisë së Vaut të Dejës.

Në momentin që rrymat e sjellin në liqenin tonë aty ndodh pastrimi. Sensibilizimi i qytetarëve është pjesa më e rëndësishme që ne mund të bëjmë. Ne presim që të vijnë te diga në teritorin tonë dhe t’i pastrojmë.Duhet një bashkërendim i punës së të gjitha bashkive. Me planin e ri të zhvillimit ë turizmit, ne kemi parashikuar edhe varka që mund të bëjnë pastrimin e liqenit të Komanit”.- tha Babani.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re