MAMURRAS- Banorët e lagjes “Demokracia” në Mamurras, ditën e sotme bllokuan mjetet e tonazhit të rëndë, ndërkohë një protestë e tillë është zhvilluar në fillim të këtij viti.

Banorët të shqetësuar nga lëvizja e automjeteve të tonazhit të rëndë, të cilët kanë dëmtuar rrugën e kësaj lagjeje. Nga bashkia ishte premtuar bllokomi i këtyre automjeteve dhe nisja e punimeve në rikonstruksionin e kësaj rruge, por sipas banorëve ata janë gënjyer.

“Sot jemi mbledh këtu dhe në fakt e kemi paralajmëruar para disa ditësh për ta bllokuar rrugën për shkak të ndotjes së madhe që bëhet nga pluhri dhe balta si dhe rrezikohet jeta e fëmijëve të shollave, sepse shkolla është 50 metra nga rruga kryesore. Kjo është rrugë lagjeje, nuk është  zonë industriale ku mund të kalojnë të gjitha kamionët e gurorëve në këtë vend. Në fakt kjo është një protestë tjetër, sepse kryetarja na tha se sot do t’i bllokonte dhe do vinte tabelat aty, por na gënjyen dhe nuk kanë vënë asnjë tabelë për të bllokuar mjetet e tonazhit të rëndë”, shprehen banorët./n.m.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re