Subscribe

Instituti i Statistikave ka konfirmuar në një studim të fundit se lumenjtë në vendin tonë janë të ndotur ose shumë të ndotur.

 

Qindra tonelata mbetjesh gjenden në grykëderdhjet e lumenjve, kryesisht plastikë.

 

Në ditën botërore të lumenjve apeli vjen për më shumë sensibilizim, për te  ndaluar ndotjen ndaj tyre.

 

“Kjo ditë synon të sensibilizojë për rëndësinë e kësaj pasurie që natyra na ka falur. Qëllimi është që të mbrojnë dhe të pastrojmë mjedisin tonë. Kjo nuk është një punë që bëhet vetëm nga ne, por nga të gjithë. Lumenjtë nuk janë vend depozitimi plehrash, ato ndikojnë në shëndetin e popullsisë, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm kur hedhim plehra”, tha Gerta Lubonja Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore(AMBU)

 

Apeli erdhi pas një aksioni pastrimi të shtratit të Lumit Erzen nga mbetjet  urbane. Ndotja më alarmante është në lumin Ishëm e më pas renditet ai i Semanit.

 

Mbajtja pastër e tyre lidhet edhe me trajtimin e mbetjeve urbane dhe ujërat e zeza, por buxhetet janë të limituara në vendin tonë.

 

Deti Mesdhe është ndër trupat ujorë më të ndotur në botë. Ai përllogaritet vetëm 1% të ujit në tërësi, por përmban 7% të të gjitha mbetjeve mikroplastike në rang global.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re