Pavarësisht se pak ditë më parë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se nuk ka ende një vendim nëse godina e Teatrit Kombëtar do prishet apo jo, artistët shqiptarë kanë dalë sot në protestë dhe kundërshtojnë prishjen e godinës së vjetër.

Aktori Robert Ndrenika tha se duhet të presin, pasi sipas tij kjo godinë mund të qëndrojë edhe 70 vite. Aktori kërkoi mendimin e presidentit dhe nuk kurseu ironinë ndaj kryeministrit.

“Në këtë pikë duam edhe mendimin e Presidentit të Republikës për këtë çështje nëse duhet ta bëjë shteti teatrin apo jo? PPP po të ketë dëshirë le ta bëjë teatro private sa të dojë. Kam mendimin që ne të dashur të presim. Edhe një apo 2-3 vite. Ne nuk e heqim dot, ai do PPP vetë se s’ka nga të vejë (kryeministri). Pasi të PPP ai vetë do vendosim. Kjo godinë mund të qëndrojë dhe 70 vite të tjera pa vendosur edhe një gozhdë. Të paktën të na lërë të qete”–tha Ndrenika.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re