Në kryeqytetin e Jordanisë Aman, ndriçimet me gjysmëhënat me forma dhe dizajne të ndryshme, fenerët, litarët e ndriçuar, krijojnë një atmosferë në rrugë me ngjyrat e dritave.
Varja e dritave, fenerëve dhe stolive në rrugë dhe shtëpi gjatë Ramazanit në Jordani ka qenë traditë prej vitesh.

Kandilat dhe elementët ndriçues dekorativë që simbolizojnë Ramazanin si dhe dritaret dhe ballkonet e ndërtesave me tulla balte zbukurojnë gjithashtu rrugët dhe çarshinë e vjetër në kryeqytetin Aman.

Gjysmëhëna në forma dhe dizajne të ndryshme, fenerët, litarët ndriçues dhe dritat Led ofrojnë një bukuri unike për turistët që vizitojnë këtë vend gjatë Ramazanit.
Çarshia e vjetër, e cila gjallërohet me iftarin, mbetet e tillë deri në kohën e syfyrit.

Dekorimet me ndriçim, të cilat janë bërë traditë për shkak të Ramazanit, mund të shihen pothuajse në çdo shtëpi jordaneze.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re